Alarmi për bombë/ Kthehet lëvizja e lirë e qytetarëve në Qendër të Shkupit

Pas alarmit për bombë, kthehet lëvizja e qytetarëve në qendër të Shkupit. MPB-ja apelon qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos përhapin panik, sepse sipas saj, çdo gjë është nën kontroll. Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve të këtilla. Ministria e Punëve të Brendshme më herët informoi se veproi pas denoncimeve për sulm, pasi një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat përreth.

Leave a Reply