Alarmi për bombë pranë Capitol Hill/ Dorëzohet pas një ore 47-vjeçari

Një burrë u arrestua pasi kërcënoi për bombë pranë ndërtesës së Capitol Hill në Uashington.

Burri, i identifikuar si Floyd Roy Roseberry, 49 vjeç, u dorëzua rreth një orë pasi u bë kërcënimi.

Policia e Kapitolit amerikan negocioi me shoferin që kishte parkuar një kamion pranë ndërtesës dhe bëri thirrje që askush të mos afrohet sepse kishte bombë.

Motivet e tij mbeten të panjohura, ndërsa një pjesë e punonjësve në Capitol u evakuuan.

Leave a Reply