Albin Kurti: Fituam KREJT, ecim DREJT

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, ka thënë se ka fituar referendumi dhe kanë fituar referendum.

Ai, pas certifikimit të rezultateve, ka falënderuar qytetarët, anëtarët dhe aktivistët duke thënë “fituam KREJT, ecim DREJT”.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre. U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”, ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Reply