Ka përfunduar dëshmia e liderit të, BDI-së, Ali Ahmeti në Prokurorinë Publike lidhur me rastin “Regjistrimi”.
Ahmeti në Prokurori me kërkesë personale, ka dëshmuar më herët, rreth orës 08:00 të mëngjesit, ka dëshmuar dhe ka ikur. Ndryshe dëshmia ishte paralajmëruar për në ora 10:00.
Kryetari i BDI-së sot duhej të tregonte se çfarë di dhe se si u ndal procesi i numërimit të popullsisë në vitin 2011.
Hetimi për këtë rast u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar, dhe përveç Ahmetit, për dështimin e qëllimshëm të regjistrimit e akuzoi edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Informacionet fillestare të PSP-së asokohe ishin se me ndërprerjen e operacionit të regjistrimit, dëmi në buxhet i bërë nga Gruevski dhe Ahmeti ishte 2.8 milion euro.