Regjistrimi, numri i përgjithshëm i qytetarëve mund të rritet pas kryqëzimit të të dhënave

1 milion e 832 mijë e 696 persona u regjistruan gjithsej si popullsi rezidente në vend. Të regjistruara po ashtu janë 569 mijë e 175 amvisëri dhe 837 mijë e 255 banesa.

Regjistrimi i popullsisë
1 832 696 persona
568 175 amvisëri
837 255 banesa
204 805 të vetëregjistruar nga diaspora

Enti i Statistikës thonë se ka përfshirë të gjitha objektet e banimit kurse numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar mund të rritet pas kryqëzimit të të dhënave.

Atje ku përskaj disa përpjekjeve nuk është vendosur kontakt me qytetarët, ata janë ftuar të paraqiten në zyrat e komunave. Ata që nuk kanë arritur ta bëjnë atë, përsëri do të jenë pjesë e regjistrimit sepse pritet të jenë te ndonjëra nga bazat gjatë përpunimit të të dhënave – deklaroi Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikës.

Drejtori i Statistikës është I bindur se numri i personave që nuk janë regjistruar është më I ulët se 10 mijë. Të dhënat e tyre pritet të gjendet në ndonjërën nga bazat e të dhënave në institucionet e vendit. Për personat që kanë refuzuar të regjistrohen e që janë shumë të paktë në numër, Enti i Statistikës do të fillojë procedurë për përgjegjësi në organet e rendit.

Nga diaspora janë vetëregjistruar 204 mijë e 805 persona. Pjesa më e madhe nga vendet e Evropës perëndimore dhe shumë pak nga vendet përtej oqeanit.

Ky numër do të ishte më i kënaqshëm po të ishte edhe më i madh sepse ne e dimë që kemi edhe shumë persona të tjerë në diasporë por megjithatë edhe ky është një numër respektabil i cili për zhvillimin e politikave më tutje – tha Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Zv/drejtori i Entit të Statistikës thotë se të dhënat e regjistrimit duhet të përpunohen për një afat prej gjashtë muajsh, por ai beson se kjo mund të bëhet shumë më shpejt, pak para ose pas vitit të ri.

Leave a Reply