Ali Ahmeti në 2013 “e fitoi” Kërçovën, mbrëmë “e humbi” kryetarin e saj Fatmir Dehari

Kryetari i Kërçovës dhe njëri ndër shokët më të afërt të luftës i Ali Ahmetit, Fatmir Dehari, mbrëmë nuk ishte prezent në sallën ku BDI para qytetarëve të këtij qyteti prezentoi rezultatet e saj.

Një tubim me shumë të paqarta…Cilat rezultate i prezentoi BDI dhe kryetari i saj Ali Ahmeti, kur asnjë e arritur e vetme nuk është bërë në këtë qytet? Kryetari i saj kërkon lëmoshë nga diaspora për të ngrohur nxënësit nëpër shkolla. Rinia e Uskanës po largohet me të madhe nga vendi…Para cilëve qytetar u prezentuan rezultatet, kur salla ishte përplot funksionarë shtetëror dhe administratë e paguar shtetërore?Si mundet të prezentohen rezultatet për Kërçovën, ndërkohë që Kryetari i saj Fatmir Dehari, që i takon po të njejtës parti e bojkoton manifestimin?

Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje tjera sot çdo qytetar i di, si duket vetë kreu i BDI-së dhe qeveritarët e saj nuk i dijnë. Ose, edhe ata i dijnë por janë të detyruar ta luajnë “rolin” e tyre të caktuar nga “padroni” i tyre.//INA

Leave a Reply