Pas kërcënimeve për Edi Ramën dhe simpatinë ndaj të ashtuquajturit Shtetit Islamik, imamët e vetëshpallur që po gjykohen për nxitje të terrorizmit në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë deklaruar se nuk e njohin shtetin shqiptar dhe se drejtësinë për ta e bën vetëm Allahu. Gjykata kishte caktuar sot avokat kryesisht për të pandehurit, por këta të fundit patën pretendime dhe kërkuan që avokatët të largohen sepse nuk i duan sipas tyre sepse nuk janë kriminelë. Bujar Hysa ka vijuar edhe sot me pretendimet se pa marrë vendimin për shtyrjen e afateve të hetimit, nuk pranon të vazhdojë seanca. Ndërsa Gerti Pashja, ka përfituar nga mungesa e avokatit të tij dhe për të vijuar lojën, e ka kërkuar atë të ishte i pranishëm në sallë. Sakaq, një tjetër i pandehur, Fadil Myslimani ka bërtitur ndaj gjykatës me këto fjalë: Po na trajtojnë si kriminel, s’jam kriminel, s’kam vrarë asnjë mizë. Allahu i shkatërroftë armiqtë e Allahut, Allahu e shkatërroftë këtë shtet.”
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…

