Nëse ka hapa tjerë që çojnë drejt përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Moskës, do të detyrohemi të përgjigjemi me kundërmasa”, deklaroi ambasadorii Rusisë në Maqedoni, Oleg Scherbak.
Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së luleve para përmendores së Juri Gagarin në Shkup, Scherbak tha se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia ishte hap i përshpejtuar, duke mos u analizuar detajet.
Para disa ditësh Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus, me arsyetimin se ai është përfshirë në aktivitete të dyshimta kundër Qeverisë së Maqedonisë. Ndërsa për këtë rast reagoi edhe Ambasada e Rusisë në Shkup, duke thënë se pasojat e këtij veprimi do t’i bartë vetë shteti i Maqedonisë.