Andin Hoti emërohet kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin që Andin Hoti, të emërohet edhe kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur.

Zv.kryeministri Besnik Bislimi në mbledhjen e Qeverisë tha se kryetari i delegacionit njofton kryeministrin ne raporte te rregullta mbi procesin dialogues për çështjen e personave të zhdukur.

Pro emërimit të Hotit votuan të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Ndryshe, para disa ditësh kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kishte emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Andin Hoti, është djali i Ukshin Hotit, intelektualit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, i cili rezulton i zhdukur tash e 22 vite.

Leave a Reply