Angli, Shqiptari xheloz vret bashkëshorten pasi fliste në Facebook me një burrë tjetër

Agim Isaku, 40 vjeç, është shpallur fajtor nga Gjykata britanike Old Bailey pasi vrau gruan e tij, e cila fliste në Facebook me një burrë tjetër.

Sipas “Standart” shqiptari xheloz banues në Southall, mbyti gruan e tij Elife Began në dhomën e tij të gjumit.

Isaku e ndaloi bashkëshorten e tij të njohur ndryshe si Eli, mama e dy fëmijëve të përdorte Facebook, i kontrollonte telefonin si dhe e detyroi të linte punën e saj. Kjo pasi ai zbuloi se 33 vjeçarja kishte nisur një miqësi me një burrë tjetër në rrjetin social.

Ngjarja ndodhi të enjten, në 13 gusht të vitit të shkuar. Ishte vetë autori i krimit ai që e telefonoi policinë duke thënë që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera.

Vendimi për Agim Isakun u mor pas 24 ditësh seancash dhe pritet të vihet në fuqi ditën e martë. /Oranews.tv/

Leave a Reply