Në takimin që mbajtën gjatë Samitit të NATO-s Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri britanik Boris Johnson ranë dakord të thellojnë marrëdhëniet midis dy vendeve në shumë fusha, përfshirë tregtinë dhe mbrojtjen.
Sipas deklaratës së bërë nga Zyra e Kryeministrit Britanik “Numri 10”, Johnson dhe Erdoan diskutuan luftën kundër pandemisë që ka shkaktuar lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) dhe vaksinimin në vendet e tyre.
Udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë që ka puna e përbashkët për të mposhtur epideminë dhe rifillimi i udhëtimeve (fluturimeve) midis Anglisë dhe Turqisë.
Erdoan dhe Johnson vendosën të punojnë për të thelluar marrëdhëniet midis Britanisë dhe Turqisë në shumë fusha, duke përfshirë tregtinë dhe mbrojtjen.
Kryeministri Johnson dhe Presidenti Erdoan diskutuan gjithashtu një numër çështjesh të politikës së jashtme, duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Afganistanin.
Ndërkohë, Johnson deklaroi se ai ka mirëpritur uljen e tensionit në Mesdheun Lindor dhe theksoi rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje në Qipro nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara (OKB).