Anketa:Ahmeti politikani më gënjeshtar në Maqedoni

Sipas një ankete të realizuar nga gazeta “Lajm” lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është politikani më gënjeshtar ndër shqiptarët në Maqedoni.

Anketa ishte e hapur gati një javë, ku në pyetjen “Cili lider shqiptar po gënjen më së shumti opinionin në Maqedoni?” votuan mbi 1 mijë lexues, prej tyre rreth 72 për qind vlerësojnë se gjatë fushatës paraelektorale, Ahmeti po gënjen opinion.

Ndërkaq, të njëjtën pyetje 13 për qind janë përgjigjur për liderin e PDSH-së, Menduh Thaci, 6 për qind për Ziadin Selën, 6 për qind për Bilall Kasamin dhe nga 1 për qind për liderët e partive tjera.

Ndryshe, anketa është dizajnuar në atë mënyrë që pamundëson votimin e shumëfishtë.

Kujdes: ky “sondazh” nuk ka një bazë shkencore pasi nuk kryhet mbi një kampion të seleksionuar votuesish, për këtë arsye duhet të vlejë vetëm si një tregues i përgjithshëm. (INA)

Leave a Reply