Arabia Saudite hap portat, ofron guida turistike për vizitorët

Për herë të parë në histori, Arabia Saudite ka vendosur të hapë portat për turistet duke ofruar një sërë lehtësirash pë ata të cilët duan ta vizitojnë.

Ky vend mysliman ka vendosur të ofrojë guida turistike për të gjithë ata që kanë dëshirë të shohin nga afër sitet turistike të shumta të Arabisë Saudite,.

Po kështu janë bërë një sërë hapësirash edhe për femrat e huaja turiste të cilat do të kenë shumë pak kufizime sa i takon hyrjes në vende të ndryshme turistike perfshi ketu edhe heqjen e detyrimit per tu mbuluar krejtesisht gjate vizitave ne keto vende.

Deri më tani vizat turistike lëshoheshin lehte vetëm për tregtaret, biznesmenet, punonjësit e tyre dhe mbi të gjitha myslimanet që shkonin për pelegrinazh në Mekë dhe Medine.

Tani ne menyre te vecante jane lehtesuar vizat turistike dhe hyrje ne vend per qytetaret e 49 shteteve.

Presidenti i komisionit saudit per turizmin Ahmed al-Khateeb deklaroi se ky vend ka shume per ti treguar turisteve, perfshire ketyre 5 site te perfshira ne listen boterore te trashegimise se UNESCO-s.

Objektivi i Princit të kurorës Mohammad Bin Salman është që turizmi deri në vitin 2030 të prodhojë 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Arabisë Saudite, teksa aktualisht është vetëm 3%.

Leave a Reply