Armenia e gatshme për bisedimet me Azerbajxhanin

Ministria e Jashtme e Armenisë ka thënë këtë të premte se është e gatshme të angazhohet bashkë me Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të ndalin luftimet me Azerbajxhanin.

Ministria e Jashtme e Armenisë i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së ndërkombëtarëve, për tu ulur në bisedime “për të rivendosur një regjim armëpushimi bazuar në marrëveshjet 1994-1995“.

Nga ana tjetër Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev,  deri më tani ka refuzuar bisedimet dhe aleati i tij kryesor, Turqia, ka thënë se një armëpushim i qëndrueshëm varet nga “tërheqja e Armenëve nga çdo hapësirë e territorit Azerbajxhan“.

Në luftimet e fundit, forcat e Azerbajxhanit thanë se kishin bërë përparime të mëtejshme, por akuzuan Armeninë për sulme në katër fshatra, duke shkaktuar viktima civile.

Leave a Reply