Policia e Tiranës arrestoi dy të rinj, pasi dyshohet se kanosën me armë zjarri një person në rrugën e Kavajës. Të ndaluarit janë Valment Pelivani, 24 vjeç dhe Bekim Zenollari, 32 vjeç. Sipas policisë, Pelivanit iu gjet arma e mbushur, ndërkohë që edhe Zenolarrit, i cili është efektiv burgjesh, iu sekuestrua një pistoletë. Që të dy këta persona, dyshohet se kanë kanosur nën kërcënimin e armëve një person pranë një lokali në Rrugën e “Kavajës”./ Vizion Plus
Berisha: Do t’i dorëzojmë SPAK-ut dhe NATO-s prova për trafikun e armëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të…


