Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Tiranë, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

GJithashtu janë arrestuar  edhe 9 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në afërsi të fshatit “Ballenj”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve A. D, 52 vjeç dhe G. K, 27 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. R, 38 vjeç dhe F. K, 37 vjeçe, pasi në Pezë-Helmes, në një ambient të hapur pa pronar, gjatë kontrollit fizik të tyre, gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u proceduan dhe 5 shtetas për veprën penale “Moskallëzimi krimi”, të pranishëm në ambientin ku u konstatuan dy të arrestuarit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. S(D), 33 vjeç, , i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur ne tentativë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R, 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç(babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç(kunati i tyre).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-O. Z, 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

-B. M, 55 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin F. P.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-M. K, 43 vjeç, K. X, 27 vjeç dhe E. G, 23 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 30.10.2021, shtetasi G. B, Xhemal Berisha, banues në fshatin Stan i Ri, Golem, Kavajë, kallzon se në banesë i kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply