Arrestohen dy persona pas incidentit të armatosur në Gjorçe

Policia sonte në të ashtuquajturën “Rruga e Kaçanikut” ka arrestuar dy persona, të dyshuar për plagosjen e sotme të inspektorit të policisë në lagjen “Gjorçe Petrov”.

Raportohet për forca të shtuara policore në këtë rajon, ndërsa nga MPB konfirmuan se janë arrestuar dy persona të cilët me makinë të tipit “Golf” po tentonin të arratisen në këtë rajon.

Ndjekja vijon pas një incidenti të armatosur që ndodhi sot pasdite, ku një inspektor policie u plaugos në afërsi të rrethrrotullimit në Gjorçe.

Leave a Reply