Arrestohen dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë

Dy punonjës policie janë arrestuar nga agjencia e mbikëqyrjes policore, pasi janë konstatuar duke shpërdoruar detyrën. Në pranga janë vënë dy inspektor me detyrë agjent verifikues trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye pasi këta punonjës policie, duke qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete, nuk i ndëshkonin ata me masa administrative sipas kodit rrugor në këmbim të vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe vlerat monetare të përfituara nga punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Leave a Reply