Arrestohet drejtori i tatimeve te Tiranës per akuzat e shpërdorimit te detyrës dhe korrupsionit. Blutë e kryeqytetit i kane vene prangat pasditen e se enjtes 40 vjeçarit Androkli Kokthi. Hetimi i njësisë antikorrupsion te Prokurorisë ka faktuar abuzimet e Kokthit dhe agjentet e krimit ekonomik kane ekzekutuar urdhearrestin per arrestimin e tij. Me pranga ne duar Kothi është dërguar ne Drejtorinë e Policisë se kryeqytetit. Hetimet kishin nisur disa muaj me pare. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ai kishte sekuestruar mallin e një biznesi me vlere 100 mije euro. Por me vone e kishte zhbllokuar, duke mos respektuar procedurat. Sipas hetuesve ky veprim është bere kundrejt përfitimeve te shumave te mëdha te parave. Por ky nuk është rasti i vetëm. Referuar te njëjtave burime nga organi i akuzës mësohet se po hetohet edhe për biznese te tjera, te cilave mund t’u jete kthyer malli mbrapsht ne shkelje te ligjit. Nga ana tjetër po verifikohen vendimet e marra prej tij gjate ushtrimit te detyrës, ndërsa po hetohet per te pare nëse ka pasur ose jo punonjës te tjerë te tatimeve qe kane bashkëpunuar me te. Drejtori i Drejtorisë Rajonale te Tiranës është denoncuar pak kohe me pare edhe nga një vartës i tij per abuzime. 40 vjeçari Androkli Kokthi ishte emëruar ne kete post qe nga janari i vitit 2014, ndërsa me pare ka mbajtur detyra te rëndësishme edhe ne Bashkinë e Tiranës.
Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim
Zjarri në Krujë po merr përmasa të frikshme, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë. Flakët po intensifikohen dhe po përhapen me…
