Ish-zëvendës ministri i Integrimit, Albert Gajo përfundoi në pranga këtë të mërkurë.
59-vjeçari u arrestua pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.
Albert Gajo shërbeu si zëvendës ministër i Integrimit në vitet 2005-2009, ndërsa si zëvendës ministër i Shëndetësisë, në vitet 2009-2013.