Arrestohet Jakup Krasniqi! Niset për në Hagë

Pas nëntë orësh bastisjeje të banesës së tij nga Gjykata Speciale, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëkohësisht ish kryetar i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar.

Kjo u konfirmuar edhe nga avokati i Krasniqit, Valon Hasani, i cili shtoi se Krasniqi është nisur për në Hagë, ku shumë shpejt do të dalë përpara gjykatës. “ Sapo përfundoi bastisja, u krye ndalimi.

Dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, tha avokati.  Aksioni nisi që në orën në 05:30, e vazhdoi edhe në shtëpinë e Krasniqit në Negroc të Drenasit.

Lëvizje të tilla janë konsideruar si të panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi. Operacionet u kryen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më herët, Partia Nisma Socialdemokrate reagoi në lidhje me këtë situatë.

“Ne vlerësojmë se, skenat që i kemi parë sot, kanë qenë të panevojshme dhe tronditëse për të afërmit e tij. Krasniqi çdoherë u është përgjigjur ftesave që kanë ardhur nga organet e drejtësisë, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare”, tha Sekretari I saj Bilall Sherifi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.  Jakup Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më herët gjatë ditës, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri të ditur se po o ndjek nga afër këto zhvillim dhe tha se tha se “prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente”.

Leave a Reply