Ministria e Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi në Gazë bëri të ditur sot se numri i viktimave në Rafah, si pasojë e një sulmi izraelit të dielën, ka arritur në 45, gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë.
Sulmi u dënua nga udhëheqësit botërorë, të cilët kërkuan zbatimin e urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli t’i japë fund sulmit në Rafah.
Mediat botërore raportojnë se kryeministri izraelit Netanyahu pranoi “gabimin tragjik” që ishte bërë pasi nga sulmi izraelit u dogj një kamp me tenda ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur dhe u vranë dhjetëra persona, mirpor, për gabimet e këtilla askush nuk po dënon Izraelin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, nga 45 të vdekurit, të paktën 12 ishin gra, tetë fëmijë dhe tre të moshuar. Tre trupa ishin djegur pa mundësi identifikimi.