Artan Grubi është sulmuar para Parlamentit, i thyhet vetura

Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot paradite është sulmuar para Parlamentit, kur i është thyer dritarja e makinës zyrtare të cilën ai e shfrytëzon, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Incidenti, siç thonë nga MPB-ja, ka ndodhur rreth orës 12;00.

“Nga ana e personit me inicialet V.J 38 vjeç i është thyer dritarja e përparme e makinës zyrtare Pasat, në pronësi të qeverisë së RMV-së. Zyrtarët policore e kanë arrestuar sulmuesin dhe e kanë dërguar në stacionin policor në Qendër. Punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MBP-ja për portalin Plusinfo.mk./Gazeta Lajm

Leave a Reply