Atentat mafioz në mes të lokalit në Athinë, vriten 2 shqiptarë. Plagoset pronarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në Athinë të Greqisë. 2 të vrarë dhe 1 e plagosur është bilanci në një atentat të ndodhur në një lokal të njohur në zonën e Nea Smyrni. Sipas shtypit grek, viktimat janë dy shqiptarë të moshës 41 dhe 44 vjeç, megjithatë identiteti nuk bëhet ende i ditur.

Ndërsa e plagosura një 31-vjeçare, e cila raportohet se është pronarja e lokalit dhe që besohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Njëri prej shqiptarëve humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë pak kohë në pas.

https://youtu.be/pw7uO54dvPE

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e këtij atentati mafioz. Siç shihet në video, autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi. Ai u afrua në tavolinën ku ndodheshin personat në fjalë dhe hapi zjarr. Më pas u largua me shpejtësi.

Forca të shumta të policisë greke kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Leave a Reply