Atifete Jahjaga viziton Tiranën, ja axhenda e takimeve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të mbërrijë këtë të enjte në Tiranë me ftesë të Presidentit, Bujar Nishani, në një vizitë zyrtare dyditore.

Në ditën e parë të vizitës Presidentja e Kosovës do të zhvillojë disa takime me krerët më të lartë të shtetit.

Në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Presidencë për t’i lënë vendin më pas një takim kokë më kokë me Presidentin Nishani. Në fund të këtij takimi parashikohet një konferencë e përbashkët shtypi mes dy presidentëve.

Pas Nishanit, Jahjaga do të pritet nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.

Rreth orës 15:30, Presidentja Jahjaga do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me fjalën e rastit, ndërsa axhenda e takimeve në ditën e parë të vizitës mbyllet me një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në ditën e dytë Jahjaga do të takojë kreun e opozitës dhe do të vizitojë qytetin e Beratit dhe të Shkodrës.

Gjatë kësaj vizite, Jahjaga do të jetë e shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Leave a Reply