Pjesa veriperëndimore është e goditura më rëndë, një pjesë e madhe e lumenjve rrezikojnë të dalin nga shtrati
Veriperëndimi i Australisë po përballet me një krizë përmbytjeje që ka bllokuar shumë komunitete dhe ka shkaktuar qindra evakuime.
Kriza në Kimberley, një zonë në shtetin e Australisë Perëndimore me madhësinë e Kalifornisë, filloi javën e kaluar për shkak të stuhisë tropikale Ellie.
Qyteti i Fitzroy Crossing, një komunitet prej rreth 1,300 banorësh, ka qenë ndër më të goditurit, ku autoritetet së bashku me helikopterë kanë dërguar furnizime për të banorët. Në të gjithë Kimberley, rreth 233 njerëz janë evakuuar deri më tani për shkak të përmbytjeve. Lumi Fitzroy ka thyer rekordin e vitit të kaluar ku për shkak të përmbytjeve të fuqishme niveli ka arritur në mbi 15 metra dhe rrezikon që të dalë nga shtrati.
Byroja e Meteorologjisë ka bërë të ditur se stuhia do të vijojë edhe disa ditë të godasë rajonet perëndimore përpara se t’i drejtohet lindjes së vendit. Autoritetet shtetërore të emergjencës kanë paralajmëruar banorët e komuniteteve të tjera të vogla që të pranojnë evakuimin pasi niveli i disa lumenjëve të tjerë të vegjël po rritet mbi mesataren veçanërisht në qytetin turistik të Broome, rreth 1,240 milje në veri të Perthit.
Ndërsa shkalla e dëmit nga përmbytjet është katastrofik ndërsa rikuperimi në disa rajone do të dojë disa muaj. Kryeministri Anthony Albanese i përshkroi përmbytjet shkatërruese dhe premtoi ndihmë federale.