Malli shaqirian për Andalusinë

Është shumë i vetëdishëm Shaqir Fetai se në çfarë derexhe e ka kthyer organizimin e jetës fetare islame, pradaj dhe thotë “Koha kërkon që pjestarët e Islamit të jenë të gatshëm dhe dinjitoz të prezentojnë vlerat e Islamit në kohë dhe vend”, si dikur në Andaluzi! Po “parinë” fetare a e thërret koha dhe vendi? Apo këta janë totalisht të përjashtuar, vetëm sa të vjedhin edhe pak nga vakëfi, meqë nuk i përkasin komunitetit “pjesëtarë të islamit”

Nga Vehbi Maliqi

Nuk ka më cinik se sa Shaqir Fetai, nuk ka më “filozof naiv”, i cili, përmes naivizmave të tij mundohet të na shpërfaqet në “filozof tradicionalist”! Shaqir Fetai e llogaritë veten të reinkarnuar dhe se mund të jetë ndonjë nga pasardhësit e parë të Pejgamberit: ata kanë ndërruar jetë dhe, duke ikur për në botën tjetër, kanë lëshuar shpirtin në bredhje dhe, hajt e hajt, hajt e hajt dhe, hop e ka hyrë në trupin e Shaqir Fetait! Është po ai që e ka kaluar, si shpirt, edhe periudhën e artë të Andalusisë, ndaj dhe fton në shëndritje si në këtë periudhë të flaktë të devotshmërisë!
Por, Shaqir Fetai iu drejtohet “pjesëtarëve të islamit”, duke e pëjashtuar veten, sepse, e njeh vetëveten, e di se çfar “ushtari i djallit” është, çfarë antiislamisti dhe çfarë mëkatari që është. Prandaj, me të gjitha këto sifate ai vetëm mund t’i thërrasë të tjerët, duke e përjashtuar vetëveten apriori, sepse, nuk mundet edhe i devotshëm edhe hipokrit, edhe pjesëtar i besimit islam edhe shkatërrues i vakëfit. Ai e ka të qartë se në këtë botë mision ka vjedhjen, hajninë, shantazhin, korrupsionin ndaj dhe, e ka të qartë se nuk mund të jetë “pjesëtarë i islamit”! Cilat vlera të jashtëzakonshme të islamit do të mundte Shaqir Fetai t’ia prezantonte botës, ndërsa në ndërkohë atij shumë më përshtypje i bëjnë veprimet e djallëzuara me të cilat ushqehet natë e ditë!
Sidomos abuzuesi me vakëfet siç është Shaqir Fetai, a do të kishte të drejt morale të thirrte në fenë islame.
Shaqir Fetai, qëllimisht i lë të vjedhin myftitë e tij, qëllimisht i lejon që të pasurohen me prona të patundshme, aq shumë pasurohet me vakëfet e vjedhura e të shitura sa, sot i ke ndër personat me mirëqenie sociale që nuk e meritojnë fare, jo vetëm për shantazhë sa edhe për ta mbuluar vetëveten duke thënë të tjerët janë ata që vjedhin ndërsa unë i ha akuzat meqë ua mbuloj turpin!.
Nuk ka myftini e organe të Rijasetit që nuk kanë pasuri enorme të pajustifikushme, ndërsa me rrogat që i marin nuk mund të blejnë asnjë bicikletë! Vjedhin të gjithë myftinitë, dhe për të gjitha myftinjtë flet se si vjedhin, vetëm për Myftininë e Gostivarit deri më tani nuk ka shkaktuar ndonjë aferë. Të gjithë myftinjtë e Maqedonisë duhet të pendohen, ta vetëkthejnë atë që e kanë vjedhur, kurse vetëm ai i Gostivarit duhet të lavdërohet, sepse po qe se flet ai për vjedhjet e paraardhësit të tij, Shaqir Fetait nuk i ngelë vend ku të futet! Ai mund të flasë edhe për sekretarin e BFI-së, vendasin e vet dhe pastaj të dalë punë se vetëm Gostivari ka vjedhur, ka shitur e ka tëhuajësur, madje edhe ka dëbuar vakëfe më shumë se të gjitha muftonjtë e tjerë!
Kërkon lokacion për një medrese për femra në Shkup, ndërsa e ka humbur vendit më atraktiv në tërë vendin, shtëpinë ku banoi Hafëz Bedri Hamidi. Ku është kjo pronë, ky vakëf? Shaqir Fetai thotë se nuk i di meqë ai nuk i ka ato dokumente! Hotel Isra, hotel i BFI-së në lokacionin e ish-Komunalecit është dashur të përfundojë kah fundi i vitit 2020, tani janë stopuar të gjitha punët dhe, sipas një informacioni as që do të nisen para vitit 2030! Deri atëherë ky hotel që ka të hedhur vetëm gurin themeltar duhet të presë ndërsa Myftinia e Shkupit vetëm të shkojë në humje! Ku ngeli prona e vakëfit pas hotel Arkës, në Çarshi të Vjetër!
Pse u humb Teqja Arabati! Ku ngelën donacionet e Arabisë Saudite që u dhanë për ndërtmin e Myftinisë së Kumanovës, ndonëse ky objekt u ndërtua tërësisht me donacionet turke! Pse me këto para nuk u ble ndonjë vakëf i mirë e i madh por, blihet diçka të cilën Shaqir Fetai, si rrencak i pashembullt, thotë se u ble një tokë në qendër të Kumanovës!
Kur jemi te qendra, vërtet pse i dëboi Shaqir Fetai arabët që ishin gati, me dokumente e me gjithëçka për ta ndërtuar një qendër të madhe në mes të Gostivarit, në shumë prej miliona dollarë, i cili do të bëhej një prej vakëfeve më të mëdha në Maqedoni!
Për këto 20 vite organ i BFI-së, në daç si myfti, në daç si “reis”, Shaqir Fetai ka shkaktuar dëme edhe tërthorazi edhe drejtë për drejtë, mbi 30 milion euro vakëf, të cilën ose e ka zhdukur, ose e ka vjedhur, ose e ka shitur. Përderisa gjithnjë thotë se nuk di se çfarë ka ndodhur se, nuk i ka ato dokumente, atëherë i bie të jetë dëmtuesi historikisht më i madhi i vakëfit! Si guxon të thotë se nuk e di as marrëveshjen dhe nuk di asgjë, madje nuk posedon asnjë dokument për pallatet dhe për hotelin e BFI-së në truallin që dikur ishte oborri i ”Komunalecit”, i cili u denacionalizua që më vitin 2013, ndërsa deri më sot nuk ka gjeneruar kurrfarë të ardhure dhe kurrfarë prone për BFI-në! Ka shumë njerëz që e dinë saktësisht se kush sa hyrje pallatesh do të përfitojë, kush do të jetë aksionar në këtë kompleks vetëm e vetëm le ta mbyllë gojn! Për këtë të vërtetë Shaqir Fetai mund ta pyes edhe hajnin e vet me licencë, Mustafa Dautin, ose, pse jo, mundet t’ia marrë tërë dokumentacionin ish-reisit, nëse dyshon se e ka ai! Nëse nuk guxon t’ia marrë, do me thënë nuk dëshiron që të hapen aferat se mund të digjet edhe vetë, siç u dogj edhe me pëpjekjen për ta blerë truallit para FSHI-së të cilin pronari e shet për 40 mij euro e Shaqir Fetai dëshiron ta blejë për 150 mij euro, sepse, kështu blihet, siç e bleu makinën zyrtare kah mesi i vitit që iku – makinën me çmim tregu prej rreth 15 mij euro, e bleu për rreth 35 mij euro!
Ja pse Shaqir Fetai nuk guxon të thërrasë në emër të vetin në organizim të jetës fetare islame si në kohën e Andalusisë. Sepse, ajo kohë ishte kohë e vakëfit, e shkencës, e artit, e kulturës, e kulturës vakufore. Ndërsa koha e Shaqir Fetait është kohë e tatëpjetës së islamit në RMV. Sepse, çka mund të pritet prej një hipokriti dhe mediokri përveçse matrapazllëqe. Edhe matrapaz edhe thirrës në islam? Ai nuk i hy këtij lluksi, sepse, e di shumë mirë se, sapo të hapë gojën prej hajduku e rrenci, të gjithë do të ikin prej islamit. Sepse, të apelojë Shaqir Fetai për jetë organizative islame është ngjashëm si gjarpëri të të kërkojë të ta puthë këmbën me garanca se nuk do të kafshojë! I besohet gjarpërit?!
“Andaj, kjo është domosdoshmëri e kohës dhe hapsirës për të konkuruar me vlera për të notuar në ambijentin bashkëkohorë dhe për t’ia prezentuar skenës së zhvillimeve botërore vlerat madhore, universale dhe humane të Islamit”, thotë Shaqir avdalli! Thërret në një punë që është kryer tash e 14 shekuj më parë! I paska ngelur Shaqir Fetait që botës t’i prezantojë vlera islame. Dhe kush ate – Shaqir Fetai, njeriu më antivlerë ne mesin e umetit mysliman!

Leave a Reply