Avionët izraelitë sulmojnë pozicionet e Hamasit në Gaza

41 palestinezë kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe një 13-vjeçar

Avionët izraelitë goditën Gazën pas përshkallëzimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga Të shtënat ndërkufitare është plagosur rëndë një ushtar izraelit dhe 41 palestinezë, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Teksa pritet një përshkallëzim i mëtejshëm i dhunës ushtria izraelite ka dërguar forca shtesë në zonën kufitare të Gazës.

Qindra palestinezë u mblodhën pranë kufirit të fortifikuar të Rripit të Gazës për një protestë të organizuar ku sipas Hamasit protesta u thirr për të shënuar djegien të 52 viteve më parë të Xhamisë Al-Aksa të Jeruzalemit, vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

 

Leave a Reply