Sot nё Tiranё nё Fakultetin e Shkencave Sociale nё Departamentin e Sociologjisё Avni Avdiu mbrojti doktoraturёn e dytё. Nёn udhёheqjen shkencore tё prof.dr.Zyhdi Dervishit tema e tij ishte “Ndikimi dhe roli i ndjёrsjellё i medieve tё Kosovёs nё globalizim dhe anasjelltas – i globalizimit nё medie, nё njёzet vitet e fundit /1990-2010/”. Komisioni nё pёrbёrje tё: prof.dr. Aleksandёr Kocanit, prof.dr.Mark Markut, prof.dr. Gjergj Pentavinit, prof.dr.Fatos Gjatёs dhe prof.dr. Darjana Muҫajt vlerёsuan maksimalisht punёn e kandidatit, duke e ҫmuar si vepёr e lartё shkencore qё duhet botuar sa mё parё.
Para dy vitesh Avniu doktoroi nё filozofi nё Fakultetin ‘Shёn Kirili e Metodij’ nё Shkup. Tema e tij atёherё ishte: “Nocioni i tё majtёs dhe tё djathtёs te partitё politike shqiptare nё Maqedoni, Shqipёri dhe Kosovё prej vitit 1990-2010”.
Pёrndryshe Avniu ka kryer brenda katёr viteve tri fakultete: filozofinё dhe sociologjinё (me notё mesatare 10) dhe gazetarinё (me notё mesatare 8.3), ndёrsa ka marrur gjithashtu edhe diplomёn ‘student i dalluar’. Ështё kjo diploma e shtatё universitare e tij.