Azerbajxhani ka rënë dakord të zgjasë afatin për forcat armene për t’u tërhequr nga rrethi Kalbacar i Nagorni-Karabakut deri më 25 nëntor.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kalbacar i njohur si Karvachar për armenët iu dha Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshje paqeje që i dha fund një lufte gjashtë javore.
Afati fillestar ishte të dielën më 15 nëntor, ndërkohë orari i tërheqjes nga zonat Aghdam dhe Lachin mbetet i pandryshuar.
Të tre zonat ishin menaxhuar nga armenët që nga një luftë që përfundoi në vitin 1994.
Marrëveshja e cila i dha fund luftës së Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte nënshkruar ditë më parë që u ndërmjetësua nga Rusia.
Luftimet e reja mes të dyja palëve kishin filluar në fund të muajit shtator për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku – një zonë brenda territorit të Azerbajxhanit por e banuar me shumicë armene.
Mirëpo, pas marrëveshjes së nënshkruar mes të dyja vendeve në Armeni shpërthyen trazira.