Ministria e Punëve të Brendshme e Azerbajxhanit, ka publikuar pamjet e shkatërrimit të konvojit ushtarak të armenëve, gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në Nagorno-Karabak.
Në Armeni është shpallur gjendje lufte dhe po vazhdon mobilizimi, derisa në Azerbajxhan është vënë ora policore dhe pjesërisht ka filluar mobilizimi.
Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen, dhe të njëjtën kohë është kërkuar që të ndalen luftimet.