Gjeometria si dege e matematikes eshte perdorur me heret nga sa mendohej dhe te paret qe e përdoren nuk ishin europianet, por babilonasit e lashte. Babilonia ishte nje qendër e rëndësishme e Mesopotamisë, aty ku sot ndodhen Iraku e Siria. Zbulimi eshte publikuar ne revistën “Science”. Shkencëtaret besonin se ajo ishte përdorur ne Europe ne mesjete ne shekullin e 14, por analizat e katër rrasave te gurit te zbuluara datojnë ne vitet 350 deri 50 para erës sonë. Gjeometria përdorej per te ndjekur levizjet e planetit Jupiter ne sistemin diellor. Autori i studimit është Mathieu Ossendrijver, nga Universiteti Humboldt i Berlinit . Ai ka treguar se ne rrasat e gurit përshkruhej nje teknike matematikore per te përllogaritur pozicionet e trupave te mëdhenj ne hapësire dhe kohe. Ky zbulim tregon gjithashtu se babilonasit ishin shume me te avancuar edhe ne matematike.
Dobitë e kungullit për shëndetin
Kungulli është një nga perimet më të dashura të vjeshtës. Ky ushqim i pasur në vlera, vitamina dhe minerale përmban…