Balla takon kryeministren rumune: Hapja e negociatave kalon përmes reformës në drejtësi

Kreu I grupit parlamentar dhe njëkohësisht sekretari I përgjithshëm I PS, Taulant Balla zhvilloi një vizite në Rumani. Mes të tjerash ai u prit edhe nga Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dăncilă dhe Kryetari i Parlamentit Marcel Ciolacu.

Balla tha se marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Rumanisë mund të konsiderohen në momentin e tyre me të mirë. Ky vlerësimin i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik.


Të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.Me inicijativën e Kryeministres Dăncilă u mbajt Forumi Rajonal “Rruga e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”. Duke marrë fjalën në këtë forum u shpreha se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.Komisioni Europian ka përcaktuar qartë përparimin që kanë bërë dy vendet tona. Sikurse tha edhe Kryeminstra Dăncilă është në kredibilitetin e vetë BE që Këshilli të ratifikojë rekomandimin e Komisionit, sukurse edhe të Parlamentit Europian.

Taulant Balla shtoi se rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon detyrimisht përmes reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë kryefjala e kësaj e Qeverisë sonë, duke e kthyer në prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit që mbart.

Sipas zyrtarit të lartë të PS, është gjithashtu në kredibilitetin e BE, teksa Kosova ka përmbushur prej kohësh detyrat e shtëpisë, liberalizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Leave a Reply