Banka Botërore parashikoi rreziqet energjetike nga thatësira

“Mungesa e reshjeve të shiut, impakt negativ tek fusha e hidroenergjisë”

Një raport i Bankës Botërore, që vlerëson rreziqet fiskale nga fatkeqësitë për Shqipërinë, paralajmëronte në fillim të 2021 se për periudhën 2019-2021 kishte një probabilitet për humbje financiare në sektorin e energjisë, për shkak të varësisë nga hidroenergjia.

Banka Botërore thekson se Shqipëria po vuan në mënyrë të vazhdueshme vite të thata dhe varësia nga hidroenergjia ka bërë që qindra miliona euro ndër vite të shpenzohen për energji.

“Thatësirat gjithashtu kanë pasur ndikime negative në shkallë të gjerë në sektorët e energjisë dhe bujqësisë në Shqipëri. Pothuajse i gjithë furnizimi i brendshëm me energji vjen nga hidroenergjia, e cila varet nga ecuria e reshjeve dhe mund të ndikohet shumë nga thatësira”,– thekson raporti i Bankës Botërore.

Ky institucion monetar ndërkombëtar vlerësoi se ka një probabilitet vjetor 2.5% të një humbjeje financiare në sektorin e energjisë, që tejkalon 15 miliardë Lekë në periudhën 2019–2021, për shkak të reshjeve të pakta.

Për të shmangur te ndonjë krizë të mundshme, kryeministri Rama prezantoi një javë më parë planin e qeverisë me tre pika për përballimin e emergjencës energjetike në vend, veçanërisht për garantimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë, si dhe mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Leave a Reply