Banka Evropiane e Investimeve bën gati 5,2 miliardë euro për të ndihmuar vendet jashtë BE-së

Banka Evropiane e Investimeve do të kontribuojë me 5,2 miliardë euro, para të cilat do të shkojnë për reagimin që BE do të bëjë ndaj Covid-19 jashtë Unionit.

Me fondin e vënë në dispozicion, BEI synon financim të përshpejtuar dhe ndihmë teknike të synuar për partnerët në 100 vende, si pjesë e paketës së reagimit të Ekipit të Evropës.

Gjithashtu fondi do të shkojë edhe për mbështetje afatshkurtër për investimet në shëndetësi dhe biznes në Ballkanin Perëndimor. Paratë do të shkojnë gjithashtu edhe për rritjen e mbështetjes për bizneset e prekur nga pandemia. 

Leave a Reply