Basha: Luftë të ashpër monopoleve dhe korrupsionit

Lideri i opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi një takim me shoqatën e energjisë së rinovueshme për të premtuar luftë kundër monopoleve, nëse Partia Demokratike fiton në 25 prill, raporton Vizion Plus.

Gjatë këtij takimi Basha theksoi se krahas uljes së taksave, Partia Demokratike synon të vendosë rregulla të qarta për të përmirësuar klimën e biznesit.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Sigurisht do garantojmë fair-play, është detyra jon. Pjesë e kësaj detyre është ti japim fund monopoleve de fakto dhe De Juro që janë krijuar. Për ne interesi publik është themeli i gjithçkaje.”

Basha ka theksuar se e djathta synon të liberalizojë tregun e energjisë elektrike.

“Duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut, jo atë në letër që na tundte virtualit edhe para dy ditësh kjo qeveri që dështoi me bursën e energjisë, duke filluar me miradministrimin e kompanive publike, të cilat janë të fundosura nga korrupsioni, paaftësia dhe nepotizmi.”

Lufta kundër korrupsionit është premtimi më i madh i Partisë Demokratike.

 “ Problemi i parë do keni një derë, jo një mijë dyer ku të shkoni të trokisni edhe ajo derë nuk do hapet me kafe, me zarfe, me telefonata apo me miqësi por do të garantojmë transparencë totale sipas përvojave më të mira anti-korrupsion dhe transparencë totale që ajo derë të jetë derë e shërbimit ndaj jush. Dhe shërbimi i vetëm që do kërkojmë ne nga ju janë këto 15 mijë vendet e punës që keni hapur kur ndërtuat këto që keni deri më sot. Ti dyfishoni. “

Sipas Bashës një klimë më miqësore ndaj biznesit, garantimi i konkurrencës së lirë do të sjellë jo vetëm vende të reja pune, por do të shoqërohet edhe me uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Leave a Reply