Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar zonën e përmbytur në Fushë Krujë ku kërkoi të ndihmohen familjet e prekura.
Basha është takuar dhe me banorët e Bilaj, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se emergjencat civile kanë vepruar me vonesë.
Në Fushë Krujë janë përmbytur dy lagje me 1500 banorë dhe tërësisht 3 fshatra në zonën e Bubqit, me 100 shtëpi dhe 600 ha tokë.
Kreu i Partisë Demokratike ndërkohë i bën apel kryeministrit Rama që të çojë ndihma në Fushë Krujë. Banorët e Hasan dhe dy lagjeve të tjera të përmbytura në qytet pa bukë.
Banorët ankohen tek kreu i PD-së se askush nuk u ka dhënë asnjë kile miell, dhe nuk ka shkuar t’i shohë.
Madje ata thonë se fëmijët janë 24 orë pa ngrënë.