Berisha shkon në Prokurorinë e Tiranës: Aty thirrem nga Rama. Basha, vegël e qeverisë

“Basha është vegël e qeveri, aty thirrem nga Rama”. Kështu u shpreh këtë të enjte Sali Berisha teksa doli nga shtëpia e tij për të shkuar në Prokurorinë e Tiranës ku do të pyetet në lidhje me protestën e 8 Janarit. Berisha u shpreh se do të informojë gazetarët hollësisht sapo të dalë nga prokuroria.

“Çfarë do të dëshmoj unë në prokurori? Do të dëshmoj bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narkoshtetin shqiptar që doli qartë si drita e diellit me datën 8 Janar. Për më shumë ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël e qeverisë, ato i ka dërguar Rama. Aty thirrem nga Rama unë, jo nga Basha”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha tha se prokuroria duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin e djeshëm për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës së 8 Janarit.

Unë mendoj se duhet t’u kërkonte të falur dhe duhet të ndëshkonte policinë që i kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha Berisha.

Në orën 10:57, ish-kryeministri mbërriti në Prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës thirri sot në orën 11:00 për ta pyetur për protestën e 8 Janarit ish-kryeministrin Sali Berisha. Në orën 12:00, në prokurorinë e kryeqytetit do të paraqitet edhe deputeti Flamur Noka, i cili po ashtu do të pyetet për protestën e së shtunës para selisë së PD-së.

Ndërsa të premten pritet të merret edhe dëshmia e kreut të PD, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në vijim të hetimeve për atë çfarë ndodhi në këtë protestë, organi i akuzës do të marrë edhe dëshminë e tyre si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Leave a Reply