Basha përplaset me krerët e degëve

Çelaj: Ka vdekur demokracia. Aliko: Dil në bazë!

Është shoqëruar me debate një mbledhje që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar me krerët e degëve dhe që ka zgjatur rreth 3 orë në selinë blu pasditen e së martës në të njëjtën kohë kur ish-Kryeministri Berisha mbante “Foltoren” e tij në Kavajë.

Ka qenë kreu i PD-së së Tropojës, Isuf Çelaj që ka akuzuar Bashën për mungesë të demokracisë në parti.

“Në këtë parti ka vdekur demokracia”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i demokratëve për Gjirokastrën, Dasho Aliko që i ka kërkuar Bashës të dalë në terren.

“Duhet të dalësh në terren të kuptosh atë çfarë po ndodh me PD-në pas vendimit tuaj për të përjashtuar Berishën”.

Edhe kryetari i PD-së për Paskuqanin, Anton Pjetërnikaj ka mbajtur një qëndrim të hapur në mbështetje të Berishës. Kritikave Basha u është përgjigjur se nuk do të bunkerizojë partinë.

“Nuk do pranoj që PD të bunkerizohet për interesa personale të askujt, as Sali Berishës. Në PD nuk do të ketë institucione paralele”.

Takimi kishte si qëllim diskutimin e propozimeve për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

Leave a Reply