Basha publikon videon para protestës: Shqiptarëve nuk ia vret dot kush të ardhmen

Mbrëmjen e sotme Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën e radhës kombëtare. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i selisë blu, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës në kryeqytet.

“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha, ndërkohë që ka postuar edhe një video ku rendit arsyet se pse shqiptarët duhet të protestojnë.

“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në Policinë e Shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua. Shqiptarëve  dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen! Thuhet në spotin e shpërndarë në Facebook-un e zotit Basha.

Leave a Reply