Basha: Rama nuk mbajti premtimin për luftë kundër korrupsionit

Teksa na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar me postimet e tij në rrjetet sociale ku rendit dështimet e qeverisë Rama.

Këtë herë, kryetari i opozitës është ndalur tek korrupsioni. Sipas Bashës, Rama nuk ka mbajtur premtimin për luftën kundër korrupsionit.

“Rama premtoi luftë kundër korrupsionit. A e mbajti këtë premtim? Përgjigja Jo. Sipas raportit me të fundit të Transparency International, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”, thotë Basha.

Leave a Reply