Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka dalë edhe njëherë tjetër në mbrojtje gazetarëve, ku ka cilësuar si kriminale fjalimin e djeshëm të Kryeministrit Rama.
Por pas këtyre deklaratave ka reaguar Kryeministri Rama, ku i kujton kreut të opozitës çadrën dhe fjalimet e tij për median.
“Lulzim Basha ishe ti apo isha unë në Çadër, kur ulërije “të gjitha mediat janë të kapura nga droga përveç një kanali tv”, të cilin i’a rekomandoje publikut si burim të kulluar?! Unë kurrë s’e kam imagjinuar, jo më ta them një veshëgjatllëk të tillë. Eshtë thjesht shpifje!Prandaj kërkoju falje njëherë të gjitha mediave (përveç njërës) që i kriminalizove me baltën e Çadrës për muaj të tërë, ditë për ditë, pastaj fol sa të duash për rrezikun që u vjen nga fjalët e mia”, reagoi Rama.