Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të rinj socialistë.
Në një postim në facebook, Basha thotë se Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.
Basha akuzon Ramën se ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.
Më konkretisht Basha denoncon:
Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.
Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.
Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.
Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.
Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.
Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.
Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!