Në fokus procesi zgjedhor i 25 Prillit
Një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it, Ursula Gacek.
Takimi që zgjati rreth 1 orë e 45 minuta u zhvillua pa praninë e mediave dhe pas tij nuk pati deklarata. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.
Në fokus të takimit besohet se ka qenë procesi elektoral për të cilin opozita ka bërë akuza për manipulim të votave.