Thirrjes së naftëtarëve grevistë drejtuar krerëve të shtetit e politikës, i pari u është përgjigjur kreu i opozitës Lulzim Basha.
Ai mori rrugën drejt Ballshit për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të tyre por edhe për të dëgjuar kërkesat që kanë.
Basha u tha naftëtarëve se nuk ka shkuar tu bëjë premtime që nuk i mban dot, por i bëri thirrje SPAK të gjejë paratë që u mohohen naftëtarëve të cilat sipas tij janë investuar në kulla në qendër të Tiranës dhe kazino.
Basha: Më vjen shumë keq që ndodheni për herë të dytë përpara kësaj situate. Edhe atëherë e njëjta situatë, premtime të pambajtura, njerëz të braktisur. Më vjen keq që sot nuk mundem dot t’ju vij në ndihmë dhe që ndodheni në këtë situatë, pasi vendimmarrja është në dorën e dikujt tjetër, Ju jeni sot simbol i vuajtjeve. Naftëtarët dhe minatorët janë klasa më e vuajtur e shoqërisë dhe për fat të keq vijojnë premtimet e pambajtura të qeverisë. Unë nuk vij që të premtoj gjëra kot. Kaq sa kam mundësi do e bej, Një thirrje kam për këto organet e reja të drejtësisë, Paratë janë te Kullat që po ndërtohen në qendër të Tiranës, te kazinotë.
Naftëtari: Morën diçka minimale. Prej një viti ne jemi në protesta pafund. Pas një viti protestë, një kontratë tjetër do ishte e rëndë për ne.
Basha: Janë kompani guaskë që nuk u dihet pronari. Kemi dy zona në Shqipëri, këtu dhe në Bulqizë, që janë zonat më të varfra. Mund të jenë hera e 10-të gjatë këtyre viteve që diskutojmë. E gjitha kjo është një produkt aferash korruptive. Kush i ka blerë asetet? Kjo kompani ka pasur asete. Pse mbahen të fshehta fituesit në ankand. E treta, nuk kam asnjë mundësi sot t’u vij në ndihmë me vendimmarrje edhe disa muaj. Sot nuk është thjeshtë një detyrim kantrual por ligjor, ato para do t’u paguhen nga shteti. Pra shteti do të lajë pjesën e borxhit. Natyrisht, paguesit e atyre 8 milion dollarëve që ua ka borxh ju, por do ti nxjerrin ku t’i kenë. Nga vilat, llogaritë bankare, apo nga hundët nëse do të jetë nevoja.
Zgjidhjen do ta marrë përsipër shteti pas 25 prillit. Problem pa zgjidhje nuk ka dhe e dyta, të ushtrojmë presion që t’u thërrasin mendjes dhe një herë në 6 muaj ju gjej këtu në grevë. Kjo pamje këtu më trishton jashtë mase. Siç jeni shtrirë ju këtu, kanë shtrirë gjithë Shqipërinë. Nuk mban më! Vjedhin çdo gjë. Ky është një vend i pasur por i vjedhur. T’i japim fund kësaj vjedhje dhe të hapin një epokë të re. Për këtë që ju them sot, kam përgjegjësi për ta mbajtur. Ata që nuk kanë paguar këtë 8 milionë, kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga puna juaj. Nuk ka një institucion që funksionon në këtë shtet.
Naftëtari: Vjen i pari falimenton, vjen i dyti falimenton, vjen i treti falimenton. Kaq të çmendur janë që vijnë?
Basha: Janë të gjitha skema përfitimi.
Naftëtarët e Ballshit, në ditën e nëntë të grevës së urisë, kërkuan reagimin e presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, për gjetjen e një zgjidhje ligjore për problemet e tyre.
Në rast se zgjidhja për pagat e rinisjen e punës do të mungojë, thonë se ata nuk do të tërhiqen nga greva.