Bashkë kundër terrorizmit

 

Shqipëria dhe Italia do te bashkëpunojnë me politika konkrete per luftën kundër terrorizmit, krimit te organizuar si dhe ndaj fenomenit te trafikut te klandestineve. Pas një takimi mes ministrit italian te Drejtësie Andrea Orlando dhe Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri, te dy palët shprehen angazhimin e qeverive, për t’u përballur me këto sfida. Përfaqësuesi i qeverise italiane shprehu nevojën e forcimit te investigimeve si ne terren ashtu dhe ne rrjetet sociale, për te parandaluar aktivitetin e individëve ose grupeve qe kane tendenca terroriste. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ministri italian i Drejtësisë Andra Orlando nenvizuan rëndësinë e bashkëveprimit edhe ne luftën ndaj krimit te organizuar. Fqinjët e përtej Adriatikut, vazhdimisht kane shprehur shqetësim per ngarkesat e kanabis satives qe mbërrijnë nga Shqipëria.

Leave a Reply