Bashkëshortja e kryeministrit kanadez pozitive me koronavirus

Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të izolohet për 14 ditë pasi gruaja e tij, Sophie Grégoire Trudeau, rezultoi pozitive me koronavirus.

“Grégoire Trudeau ka simptoma të lehta dhe ndjehet mirë, dhe do të qëndrojë në izolim për 14 ditë”, tha zyra e Kryeministrisë në një deklaratë në orët e vona të të enjtes.

Zyrtarët e shëndetësisë po analizojnë ata që kanë qenë në kontakt me bashkëshorten e kryeministrit.

“Kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma. Si masë paraprake dhe duke ndjekur këshillat e mjekëve, ai do të jetë në izolim për një periudhë 14 ditore”, njoftoi zyra e Kryeministrisë.

Leave a Reply