Deputetët e opozitës janë mbledhur në një takim të thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi me synim për t’u unifikuar në Parlament.
Në këtë mbledhje të thirrur nga Bardhi janë deputetët e grupit të Sali Berishës, si dhe aleatët e djathtë të opozitës.
Ndërsa nuk ka pranuar të shkojë Lulzim Basha dhe mbështetës të tij. Kujtojmë se një ditë më parë Basha ka pretenduar se është kryetar partie dhe kryetar i grupit parlamentar të demokratëve, por këtë të fundit do t’ia delegojë si funksion nënkryetarit të partisë.