Shtetet e Bashkuara i dërgojnë 250 mln dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që kap vlerën e 250 milionë dollarë, që përfshin sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe municion artilerie dhe pajisje për deminim dhe mjete motorike për personel mjekësor.

Pakoja e re përfshin pajisjet për deminim, raketa të mbrojtjes kundërajrore, municion për artileri dhe sisteme raketore HIMARS dhe mbi tre milionë copa plumba për armë të lehta, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, transmeton Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dhe partnerët do të jeni të bashku me Ukrainën sado që të jetë e nevojshme”, shtoi Sekretari amerikan.

SHBA-të ka dërguar mbi 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar edhe këtë muaj nga Kongresi, që të miratohet ndihma e radhës prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Leave a Reply