BDI përjeton debakël dhe “shqelma” në Nerez të Shkupit, pritje nga një grusht banorësh

Funksionarët më të lartë të BDI-së nuk janë mirëpritur ashtu siç kishin planifikuar në Nerez të Shkupit. Një grup i vogël banorësh kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e thirrur në shtabin komunal Karposh në Nerez, theksoi për INA, një ish-anëtar i kësaj partie, i cili për shkaqe të mosrrezikimit të punës së tij, ka dashur të ngelet në kushte anonimiteti.  “Nuk di çfarë kërkojnë kur kanë humbur besimin. Më mirë le të largohen, skanë çka kërkojnë më këtu”, theksoi anëtari i larguar i kësaj partie. Prania e një grushti të njerëzve  shihet edhe nga fotografia e lëshuar nga shërbimi për informim i BDI-së, edhe pse niveli partiak ishte i përfaqësuar nga struktura të larta partiake si shefi i shtabit qendror, Bekim Neziri, nënkryetarja Teuta Arifi, ministra e zëvendësministra.“Zgjedhjet janë të rëndësishme për shqiptarët sepse të gjithë bëjnë një luftë kundër BDI-së që të dobësojnë BDI dhe të dobësojnë faktorin shqiptarë. Ne fushatën e kemi filluar dhe deri më tani i kemi vizituar shumë shtabe dhe BDI ka një përkrahje të madhe dhe një strukturë të shëndoshë. DI realizon program zgjedhor që parasheh projekte kombëtare”, tha Neziri.

Nënkryetarja e BD-së dhe koordinatore në zonën e parë zgjedhore Teuta Arifi tha se BDI është parti e cila realizon projekte kombëtare. “Jam e nderuar që jam koordinatore në zonën e parë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku bashkërisht me ju do të shënojmë edhe një fitore të madhe të BDI-së.

Ndryshimet që janë bërë, janë ndryshime revolucionare dhe këtë mund ta bëjë një subjekt që ka vizion dhe çdoherë është me popullin dhe popullin e ka partnerë.

Përkrahja për BDI-në nënkupton Përkrahje për hapjen e universiteteve, shkollave, përfaqësimit të drejtë dhe në realizimin e projekteve, kërkojmë mbështetjen që të vazhdojmë me projekte tjera”, tha Arifi. (INA)

Leave a Reply